Zyrtare: Europiani i futbollit shtyhet për në verën e vitit 2021, të gjitha vendimet e UEFA-s


Ajo që flitej prej ditësh tashmë është zyrtare, Kampionti Europian i Futbollit shtyhet për në verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas video-konferencës së realizuar me zyrtarët e UEFAS-s:

‘Prej mëngjesit të sotëm, UEFA ka nisur një sërë video-konferencash me Federatat anëtare, ligat dhe sindikatat e futbollistëve për të vendosur në lidhje me të ardhmën e futbollit europian. Vendimi për shtyrjen e Euro 2020 do të mundësojë mbylljën e kampionateve dhe Kupave në muajt qershor-korrik, ku sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.
Ky është skenari më i mirë dhe që qeveria europiane e futbollit shpreson ta realizojë, por gjithsesi çdo gjë varet nga Coronavirus dhe nëse situata me pandeminë globale do të ndryshojë për mirë.” 

Ndërkohë këto janë të gjiths vendimet e marra nga UEFA, ku përfshihet dhe ajo që mendohet se do të ndodhe më me futbollin në nivel klubesh.

/News31.al

Zyrtare: Europiani i futbollit shtyhet për në verën e vitit 2021, të gjitha vendimet e UEFA-s

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in