100 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19, si arriti Zelanda e Re ta vinte nën kontroll pandeminë


Zelanda e Re ka shënuar një arritje të rëndësishme, më shumë se 100 dite nga rasti i fundit me Covid-19 brenda vendit.

Deri më tani janë regjistruar 1219 raste me Covid-19 në Zelandë dhe vetëm 21 raste janë aktive, të gjithë të izoluar në institucionet shëndetësore. Prej 100 ditësh nuk ka asnjë transmetim komunitar të virusit, ndërkohë që rastet e pakta të reja janë të gjitha nga personat që kanë ardhur nga jashtë. Në shtetin me 5 milionë banorë deri më tani ka pasur 5 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë që fqinjët e tyre të Paqësorit, Australia apo SHBA-ja vazhdojnë të luftojnë me shpërthimet e reja të Covid, Zelanda ka vendosur një shembull për mënyrën si e ka menaxhuar pandeminë. Një nga arsyet kryesore është testimi masiv. Edhe sot, kur vendi duket se ka gjithçka nën kontroll, testimi i popullatës vazhdon, me mijëra persona në ditë bëjnë tamponin.

Strategjia e vendit ishte e thjeshtë. Me fjalët e kryeministres Jacinda Ardern, Zelanda veproi shpejtë dhe veproi fort. Kur kufijtë u mbyllën me vendim qeverie në 28 mars, vendi kishte 28 raste të konfimuara me koronavirus. Kur u vendos karantina për të gjithë, ishin regjistruar vetëm 102 raste dhe asnjë vdekje. Karantina ishte strikte, madje nuk kishe mundësinë as të porosisje ushqim, të shkoje në plazh apo të lëvizje në një lagje tjetër. Këto rregulla qëndruan në fuqi për 5 javë, ndërkohë që lehtësimi i tyre mori 2 javë. Kjo fazë arriti që të realizonte objektivin kryesor: Eleminimin.

Sigurisht jo eleminimin e virusit, por eleminimin e zinxhirëve të transmetimit të infeksionit. Këtë gjë e arritën për 28 ditë dhe çdo rast i ri që shënohej ishte nga personat që vinin nga shtete të tjera, pra raste të importuara.

Kështu, me kurbën e infeksioneve të ulur ndjeshëm, më 8 qershor të gjitha kufizimet u hoqën. Nga 40 mijë testet e bëra gjatë atyre ditëve, asnjëri nuk doli pozitiv. Që nga qeshori njerëzit i janë rikthyer normalitetit.

Ndërkohë rregullat e hyrjes në Zelandë mbeten strikte. Vetëm qytetarët/rezidentët lejohen të hyjnë në kufijtë e tyre dhe ata duhet të kalojnë 2 javë në institucionet shëndetësore të caktuara nga shteti. Nëse rikthehen përkohësisht dhe për një kohë të shkurtër, zelandezët duhet të paguajnë më shumë se 2 mijë dollarë  për të qëndruar në njërin prej institucioneve. 95 raste me Covid-19 janë regjistruar në kufijtë e shtetit, të gjithë të izoluar menjëherë.

Çfarë nuk ka bërë Zelanda? Së pari nuk i ka bërë maskat e detyrueshme, gjë që shumica e shteteve të tjera tashmë e kanë kthyer në ligj. Kjo pasi atje nuk ka një kulturë të vendosjes së maskës, edhe kur bëhet fjalë për epidemi, por edhe pse kur nisi shpërthimi i koronavirusit ishte shumë e veshtirë që të blije maska. Kur dolën nga karantina, numri i rasteve ishte ulur ndjeshëm, kështu që nuk e panë të nevojshme t’i vendosnin më maskat. Gjithsesi ministria e Shëndetësisë atje ka paralajmëruar njerëzit që të blejnë maska në mënyrë që të jenë të pregatitur nëse do të ketë një shpërthim të dytë në të ardhmen.

Fatmirësisht për ta, nuk kanë kufij tokësor, kështu që e kanë më të thjeshtë të kontrollojnë kush hyn në vend.  Po ashtu nuk kanë dendësi të madhe të popullsisë, 18 persona për kilimetër katror, shumë më e ukët se SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo vende të tjera të mëdha.

Megjithatë zyrtarët e shëndetësisë atje duket se nuk ndihen ende të sigurtë, edhe pse janë një nga shtetet më të sigurtë në botë nga pandemia. Ata duan të jenë sa më të pregatitur nëse infektimi i popullisës ndodh sërish.

/News31.al


100 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19, si arriti Zelanda e Re ta vinte nën kontroll pandeminë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in