Shkencëtarët zbulojnë një virus të ri në Kinë, ka potencialin për t’u kthyer në pandemi


Një virus i ri, me potencialin për t’u kthyer në një pandemi, është zbuluar nga shkencëtarët në Kinë. Sipas tyre virusi tani ndodhet tek derrat, por mund të infektojë njerëzit shumë lehtë. Ata janë të shqetësuar sepse ky lloj virusi mund të modifikohet dhe mund të shpërndahet në masë nga njeriu tek njeriu, i aftë për një përhapje globale.

Megjithatë, sipas BBC, shkencëtatrët konfirmojnë se ky nuk është një problem urgjent, por që zhvillimi i këtij virusi duhet të monitorohet dhe të ndiqet nga afër. Për shkak të rrezikut që paraqet. Fakti që është një virus i ri, bën që njerëzit të kenë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Në artikullin e botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ku zbulojnë të dhënat për këtë virus, shkencëtarët kanë  përfshirë edhe disa mënyra se si ai mund të kontrollohet tek derrat. Po ashtua ata këshillojnë që duhet të nisin të implementohet masa sigurie për punonjësit e fabrikave apo fermave që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këto kafshë.

Teksa bota po përballet me koronavirusin, ekspertët po studiojnë viruset e reja të gripit apo “influenza-s”, të cilat mund të jenë po aq apo më shumë të rrezikshme se Covid-19. Pandemia e fundit e gripit me të cilën u përballëm, “A/H1N1”, ndodhi në vitin 2009. Fatmirësisht ishte më i lehtë se ç’pritej. Imuniteti nga gripi i atij viti tashmë është arritur për shkak të vaksinës.

Ky “gripi i ri i derrave” është i ngjashëm me atë të 2009-ës, por ka disa ndryshime. Virusi që e shkakton, i quajtur “G4 EA H1N1”, mund të qarkullojë dhe të riprodhohet në qelizat e rrugës së frymëmarrjes së njerëzve. Gjurmë të tij janë gjetur disa herë në vitet e shkuara tek disa persona. Asnjë prej vaksinave të gripit që përdoren sot nuk mund të të mbrojnë nga ky virus.

Gjithsesi ende nuk është në fazën që mund të konsiderohet një problem, edhe pse në letër, nëse nuk studiohet dhe monitorohet, ka potencialin për t’u bërë më i rrezikshëm se gripi i 2009-ës dhe të nisë një tjetër pandemi. Le të shpresojmë që jo!

/News31.al


Shkencëtarët zbulojnë një virus të ri në Kinë, ka potencialin për t’u kthyer në pandemi

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in