Ylli Limani bashkon ‘forcat’ me reperin e famshëm shqiptar për projektin e radhës dhe kënga nuk është ajo që pritej nga fansat


Ylli Limani është gati të publikojë projektin e ri, e ndonëse fansat prisnin “Buzët e kuqe”, këngëtari ka ndryshuar plan. Kënga në fjalë do të vijë për publikun në një moment të dytë, ndërsa këtë herë Ylli ka bashkuar forcat me një nga emrat më të dashur ndër kolegë.

Sëbashku me Lumi B, këngëtari do të vijë me bashkëpunimin që mban titullin “Pate”. Lajmin e ka bërëme dije vetë Limani, i cili ka zbuluar edhe një tjetër detaj. Djemtë i kanë përfunduar xhirimet e klipit, e tashmë puna pritet të përfundojë në fazën e postproduksionit. “Duke pritur Lumi B që të vijë në montazh”, ka shkruar Ylli në foton e fundit të publikuar në Instagram.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, këngëtari ka treguar se “Buzët e kuqe” do të publikohet pas “Pate”. Me pak fjalë, kjo verë për Yllin duket tejet e zënë me projekte të reja. Sa për detaje, duket se gjithçka do të zbulohet në momentin e duhur. Deri atëherë, na mbetet vetëm të presim. /News31.al


Ylli Limani bashkon ‘forcat’ me reperin e famshëm shqiptar për projektin e radhës dhe kënga nuk është ajo që pritej nga fansat

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in