Xhesika Berberi na e rrëfeu vetë se përse nuk është bërë pjesë e modeleve të “Victoria Secret”


Për një modele një nga ëndrrat më të mëdha është përfshirja në kastin e “Victoria Secret”. Me mijëra vajza mund të kenë provuar fatin por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë të bëhen pjesë e saj pasi puna që kërkohet është shumë e madhe.

Duket se këtë presion e ka ndjerë dhe modelja shqiptare Xhesika Berberi. Prej vitesh ajo ushtron këtë profesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sigurisht dëshira për tu bërë pjesë e kompanisë më të madhe të modeleve në botë duhet të ketë qënë e madhe.

Mirëpo e ftuar në “Shiko kush Luan” ajo ka treguar se nuk është ndjerë gati për të shkuar në audicionet e tyre. Në lojën “Ndaje ose Haje” Xhesikës iu bë pyetja:

“Në media u diskutua fakti që bëre casting për të qenë ëngjëll i Victorias. Çfarë nuk shkoi si duhet, cila ishte përgjigja e tyre dhe përse nuk u zgjodhe?”

Nuk e kam bërë kurrë audicionin pasi nuk e kam ndjerë veten gati” u shpreh Xhesika./News31.al

Foto: Gerhard Pregapuça

Xhesika Berberi na e rrëfeu vetë se përse nuk është bërë pjesë e modeleve të “Victoria Secret”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in