Vjena përcjell me nderimet maksimale legjendën e F1, Niki Lauda


Mijëra njerëz nga mbarë bota, i kanë bërë nderimet e fundit legjendës së garave me makina Formula 1, Niki Lauda, trupi i të cilit do të prehet në Vjenë të Austrisë.

Arkivoli i tij, mbi të cilin u vendos skafandra që mbante në kokë gjatë incidentit të vitit 1976, u vendos në Katedralen “St Stephen” që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Një meshë pasoi më tej, për të mbyllur gjithçka me një ceremoni private mortore. Lauda ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 70-vjeçare në Zvicër, aty ku po trajtohej për probleme me veshkat.

Ish-piloti austriak është shpallur tri herë kampion i Formulës 1, në vitet 1975, 1977 dhe 1984.

Kjo ishte jeta e dytë e tij, pasi thuajse u shpall i vdekur pas aksidentit të tmerrshëm gjatë Çmimit të Madh të Gjermanisë, në pistën e Nurburgringut, në ’76-n. E pavarësisht djegieve të shkallës më të rëndë dhe intoksikimit prej tymrave toksikë, ai u rikthye befasisht dhe mrekullisht në garat e Formulës 1, vetëm 40 ditë më vonë.

Kampioni aktual i Formulës 1, Lewis Hamilton ka qenë mes udhëheqësve të pilotëve të sotëm dhe të së shkuarës, në funeralin e Laudës. Pikërisht këtij të fundit ia kushtoi edhe fitoren e Çmimit të Madh të Monacos, të dielën e kaluar.

 


Vjena përcjell me nderimet maksimale legjendën e F1, Niki Lauda

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format