“E ardhmja është vajzë”, videoja emocionuese ka një histori shumë të veçantë


Disa ditë më parë, “News31” bëri me dije se ekranit shqiptar do t’i shtohet një format i ri nën drejtimin dhe autorësinë e Ermira Çaushollit. Detaje të reja janë zbuluar nga projekti në fjalë, pasi këtë të premte është publikuar edhe spoti i emisionit.

Së shpejti, edhe më pranë jush, publiku im, më e frymëzuar dhe më e motivuar se kurrë. Nuk ka gjë të na ndajë“, ka shkruar ndër të tjera Ermira, duke zbuluar se formati do të transmetohet në ABC News. Për t’iu përshtatur me detaje natyrës së “E ardhmja është vajzë”, spoti ka në fokus figurën e femrës, në etapa të ndryshme të jetës.

Një nisje e ëmbël, me dorën e një vogëlusheje të porsalindur ku vendoset kordelja me shkrimin “Është vajzë”, e një përfundim emocionues që të mbërthen menjëherë, me portretin e buzëqeshur të një gruaje në moshë. E veçanta e realizimit është se pikërisht këto dy plane, që shërbejnë si hapje dhe mbyllje e spotit, lidhen ngushtë në realitet.

Se shpejti,edhe me prane jush,publiku im, me e frymezuar dhe me e motivuar se kurre🙏🙏 Nuk ka gje te na ndaje💝💝”E ardhmja eshte vajze” ne ABC news.

null

Stërmbesa dhe stërgjyshja vijnë në këtë rast si dy protagoniste, për t’i dhënë një tjetër nuancë ciklit të jetës, që nisjen e ka tek gjinia femërore. Zgjedhje kjo, që rrëmben menjëherë vëmendjen dhe të shtyn drejt pyetjes: çfarë do të shohim tjetër? Këtë duhet t’ia lëmë kohës, me nisjen e sezonit të ri televiziv. Por, diçka është e sigurt: “E ardhmja është vajzë” do të jetë krejt ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri tani…

/News31.al


“E ardhmja është vajzë”, videoja emocionuese ka një histori shumë të veçantë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in