(Video) Qytetari spanjoll: “Pacientëve mbi 65 vjeç me Covid-19 po i heqin respiratorët”


Spanja është vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë pas Italisë, me numrin e të infektuarëve dhe viktimave që po rriten me ritme të frikshme nga dita në ditë. Duket se atje po përsëritet skenari italian dhe këtë e thonë jo vetëm të dhënat statistikore, por edhe pamjet që vijnë nga spitalet e tejmbushur të qyteteve më të rëndësishme të vendit iberik, ndërkohë që punonjësit e sistemit shëndetësor janë në vështirësi.

Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjet, tregon akoma më shumë për atë që është duke ndodhur nga koronavirusi në Spanjë. Qytetari spanjoll që flet në video, mes lotësh, thotë se ka marrë disa mesazhe audio, në të cilat bëhet me dije se në spitalet e Madridit qytetarëve mbi 65 vjeç po i heqin respiratorët për t’ja vënë më të rinjve. Ai e luan mesazhin dhe dëgjohet zëri i asaj që identifikohet si një doktoreshë në spitalin komunitar në Madrid, e cila rrëfen pikërisht tragjedinë që po ndodh atje. Madje ajo thotë se pacientët mbi 65-vjeç po injektohen sepse askush nuk është aty për t´u kujdesur për ta apo për t´i marrë. Qytetari spanjoll bën një apel të fortë për qeverinë atje, në mënyrë që të reagojnë sa më shpejtë për këtë situatë, të cilën ai e quan gjenocid.

Nuk dihen ende detaje të sakta për personin që ka shpërndarë këtë mesazh dhe për vërtetësinë e asaj që denoncon,megjithatë është e vërtetë që Spanja për momentin është aktualisht vendi i dytë në botë për nga numri i viktimave që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, 4,858 të vdekur nga të cilët 713 vetëm 24 orët e fundit. /News31.al
Burimi: Opinion.al


(Video) Qytetari spanjoll: “Pacientëve mbi 65 vjeç me Covid-19 po i heqin respiratorët”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in