(VIDEO) Për të ‘shpëtuar’ Erjon Veliajn nga pyetjet, truproja i tij përqafon gazetaren


Mbrëmjen e djeshme një situatë e pakëndshme ka ndodhur mes gazetares së ‘Ora News’ Sonila Musaj dhe një prej truprojave së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.

Teksa gazetarja i është afruar Veliajt që ta pyeste në lidhje me problematikat që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, një prej personave që kujdesej për sigurinë e tij e ka përqafuar.

Të lutem mos më prek, si mund të më përqafosh kur ti as nuk më njeh fare, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh?“, dëgjohet të thotë gazetarja në një video të publikuar nga “Fax News”.

E gjithë skena ndodhi në sy të kryetarit të bashkisë, i cili vazhdoi bisedën me një person që kishte pranë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Zoti Veliaj…

Sërish gazetarja: Mos më prek

Shoqëruesi: Po të përqafoj

Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe vetë gazetarja, e cila përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet se do të marrë masa ndaj personit që bëri veprimin e pahijshëm dhe seksist./News31.al

(VIDEO) Për të ‘shpëtuar’ Erjon Veliajn nga pyetjet, truproja i tij përqafon gazetaren

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in