VIDEO/ Momenti emocionues kur Alvin Berisha takohet me babain dhe të motrat


 

Lajmi për shpëtimin e Alvin Berishës u bë i ditur ditën e djeshme, teksa pritej që vogëlushi të udhëtonte drejt Romës. Kryqi i Kuq në Itali ka publikuar një video, ku shihet se Alvini më në fund është bashkuar me familjen.

“Alvini është në Itali. Tashmë, ndodhet në krahët e babait dhe të motrave”, është shkruar në videon e publikuar në Twitter. Të njejtat imazhe janë siguruar edhe nga televizionet shqiptare, ku shfaqet takimi emocionues mes Afrimit, të birit dhe vajzave të tij. Pas pesë vitesh, një histori si kjo pati një fund të lumtur.

Alvini u rrëmbye nga e ëma, e cila u drejtua drejt Sirisë. Të dy jetonin 40 km në veri të Aleppo-s, në Siri. Operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit u organizua nga bashkëpunimi i “Gjysmë Hëna Siriane”, Kryqit të Kuq, autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare. /News31.al

VIDEO/ Momenti emocionues kur Alvin Berisha takohet me babain dhe të motrat

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format