(VIDEO) Ky është krevati që mund t’ju shpëtojë jetën në rast tërmeti


Kur tragjeditë natyrore ndodhin e vetmja gjë që na vjen në mendje është se si ti bëjmë ballë herës tjetër dhe si ta përballojmë.

Tërmeti i 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri ishte aq fatal dhe i paparashikueshëm sa njerëzit nuk kishin se çfarë të bënin për të shpëtuar veçse të largoheshin nga banesat e tyre (kush ishte me fat).

Mirëpo kohë më parë Website-iti teknologjik “Futurism” ka zbuluar një koncept kundër tërmeteve që vjen në formën e një krevati.

Sipas tyre, shtrati në video mund t’ju shpëtojë jetën në rastet e tundjes së tokës. Kur sensorët e krevatit do të ndjejnë lëkundje, dysheku futet në një “sënduk” të sigurt.

Mekanizmi është i projektuar në qendër të krevatit pa na dëmtuar gjatë rënies. Ndërkohë, kapakët e “sëndukut” prej çeliku janë krijuar në mënyrë të tillë që të na mbajnë të sigurt derisa të mbarojë tërmeti.

Krevati do të ketë gjithashtu vend për mjetet e nevojshme, ujë dhe ushqim. Cmimi i tij nuk bëhet i ditur por duke marrë parasysh mbrojtjen që të siguron duket të ketë një shumë të konsiderueshme./News31.al

(VIDEO) Ky është krevati që mund t’ju shpëtojë jetën në rast tërmeti

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format