Video/Koncerti i Ariana Grande u kthye në një protestë kundër komuniteti LGBTQ, reagon artistja


Ylli botëror i muzikës Pop, Ariana Grande po mban koncerte në të gjithë botën. Mirëpo në koncertin e saj të fundit në Atlanta është përballur me një moment aspak të këndshëm.

Teksa ajo po këndonte para fansave të saj, nga ana tjetër po mbahej një “protestë” kundër komunitetit LGBTQ. Një djalë i ri, mbante një pankartë në dorë me fjalën “Krenari” të cilës i kishte bërë një X dhe me anë të një mikrofoni shpërndante mesazhe urrejtjeje kundër këtij komuniteti.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares të cilët mënjeherë treguan pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale duke u shprehur se nuk i tolerojnë mesazhet urryese ndaj këtij komuniteti. Madje njëri prej fansave, publikoi videon e ngjarjes ku shfaqej djali që po protestonte jashtë arenës ku Ariana po mbante koncertin.

E trishtuar nga kjo situatë Ariana ka vendosur të reagojë duke komentuar tek videoja që përmendëm. Ajo ka mbështetur të gjithë fansat e saj dhe i ka përgëzuar që nuk ranë pre e provokimeve.

“Jam shumë e trishtuar po aspak e befasuar nga kjo. Më vjen shumë keq që fansat e mi duhej të kalonin nëpër këtë gjë. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme që kjo të mos ndodhë më. Jam shumë krenare që nuk keni reaguar më dhunë. Nuk ja vlen! Protestuesit i uroj paqe dhe zemër të shëruar”, ka shkruar ylli i popit./News31

 


Video/Koncerti i Ariana Grande u kthye në një protestë kundër komuniteti LGBTQ, reagon artistja

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format