(VIDEO) Jonida Maliqi përfundon në pishinë pas shakasë së Romeos


Për një kohë të gjatë, në mediat rozë u aludua për lidhjen e tyre. Por, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj pritën momentin e duhur për ta konfirmuar gjithçka vetë.

Mjaftoi një video “Tik Tok” për të deklaruar se po, dyshja po shijojnë historinë e dashurisë. Çifti shihen thuajse në çdo event apo organizim bashkë, ndërsa së fundmi kanë vendosur të kalojnë pak kohë jashtë vendit. Të gjithë e dimë pasionin e Jonidës për foto (si shumica e vajzave) dhe Romeo tashmë ka rolin e fotografit (ku i kemi djemtë?!)

Por, aktori nuk mund të mos e përfshijë humorin në situata të ndryshme herë pas here. Kështu ka qenë edhe kjo e fundit, kur Romeo i ka përgatitur një rreng Jonidës me foton e radhës. Teksa këngëtarja ka qenë duke pozuar buzë pishinës, Romeo e ka shtyrë, duke bërë që Jonida të përfundojë në ujë.

Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura mes çiftit, e me të drejtë. Sepse, asgjë nuk shijohet si duhet pa pak frymë humori, apo jo? /News31.al


(VIDEO) Jonida Maliqi përfundon në pishinë pas shakasë së Romeos

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in