(Video) Fiks Fare denoncoi rastin e babait që përdhunonte të bijën, policia e arreston pas transmetimit të emisionit


“Fiks Fare” solli mbrëmjen e djeshme një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes që solli shumë reagime në rrjet. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte. Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

Vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët. ”Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza. “Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Pas denoncimit në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, ka reaguar edhe Policia që njofton se ka bërë arrestimin. Gjatë emisionit nuk u bë publike as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18 vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Babai është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

Videot e ngjarjes së rëndë mund t’i gjeni më poshtë:

Burimi: Top Channel


(Video) Fiks Fare denoncoi rastin e babait që përdhunonte të bijën, policia e arreston pas transmetimit të emisionit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format