Vajzat që i bashkon ky model ‘fundshpine’


Fustanet e yjeve që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qenë modelet me shpinën e zbuluar. Stile të guximshme, që disa nga emrat më të njohur nuk e kanë patur aspak problem t’i bëjnë pjesë të garderobës.

Fustani Versace i Jennifer Lopez në vitin 2000 u pëlqye aq shumë, e jo më kot. Para e pas, pamja që dhuronte J-Lo lakmohet edhe ditët e sotme.

Rihanna ka eksperimentuar me këtë stil disa vite më parë, në një nga eventet më të rëndësishme të muzikës.

Rita Ora bëri që të gjithë të flisnin për të kur u shfaq me fustanin e kuq në ‘MTV Music Awards’.

Nga ana tjetër, vajzat shqiptare kanë preferuar që të njejtit model, t’i shtojnë diçka ekstra. Anxhelina Hadërgjonaj ka pozuar në një nga fotot e fundit, me një veshje të hapur në pjesën e prapme. Të brendshmet e ngritura lart kanë shërbyer në këtë rast si aksesor për kombinimin e Anxhelinës.

Megi Pojani ka përdorur një stil pak a shumë të njejtë me një jumpsuit ngjitur pas trupit, me dallimin që në fundshpinë ka vendosur një bizhu të hollë ngjyrë argjendi.

Adelina Tahiri, në videon e fundit ku shihet duke shijuar një natë jashtë krahë bashkëshortit, ka bërë të njejtën zgjedhje si Anxhelina.

 

Një tendencë kjo, që ndoshta jo të gjithë do guxonin ta provonin. Por, duket se një stil i tillë po shndërrohet pak nga pak në një trend që pse jo, mund ta shohim edhe nga vajza të tjera të showbizit. /News31.al


Vajzat që i bashkon ky model ‘fundshpine’

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in