Vajzat dhe gratë që veshin xhinse të ngushta rrezikojnë të marrin këto infeksione


Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaj, paralajmërojnë doktorët.

Edhe pse ato përdoren gati çdo ditë nga shumica e vajzave dhe grave, mbartin një të vërtetë aspak të këndshme.

Veshja e xhinseve të ngushta shkakton ngjeshje të nervave, muskujve në kofshë dhe vitheve duke çuar në mpirjen e tyre. Përdorimi për një kohë të gjatë i xhinseve shumë të ngushta sjell dëmtime serioze të muskujve të këmbëve dhe vitheve dhe nëse nuk trajtohet për një periudhë afatgjatë, mund të shkaktojë probleme tek veshkat.

Xhinset dhe pantallonat e ngushta mund të rrisë rrezikun për dhimbje në zonën intime tek gratë, duke i bërë ato më të prirura për të zhvilluar infeksione si myk apo vaginoza bakteriale, të cilat shkaktojnë edhe dhimbje.

Në Universitetin e Bostonit është bërë një studim ku kanë anketuar 434 gra nga mosha 18 deri në 40 vjeç.

Gjysma e grave, vuanin nga dhimbjet në pjesën intime, ndërsa ato që vishnin xhinse të ngushta për katër ose më shumë ditë në javë rrezikonin dyfishimin e dhimbjeve.

Tani që mësuat rrezikun që shkaktojnë xhinset, do ti vishni në përditshmëri?/News31.al


Vajzat dhe gratë që veshin xhinse të ngushta rrezikojnë të marrin këto infeksione

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format