Vajzat BOMB-er na japin leksione si të dukemi seksi edhe kur vishemi sport


Periudha më e vështirë për të zgjedhur kombinimin ideal? Padyshim që gjatë pranverës dhe vjeshtës e kemi më të vështirë të gjejmë balancën mes stilit dhe komfortit, e për këtë arsye pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke pyetur veten: “Po sot si të vishem?!”

Një zgjidhje ideale për sezonet që na përgatisin si për verën, ashtu dhe për dimrin janë ‘bomber’-at. Nëse po mendoni se një model i tillë nuk do të na ndihmonte lidhur me stilin, gaboheni. Vajzat e njohura shqiptare kanë sjellë shpesh kombinime që kanë treguar se me një ‘bomber’ veshur, sportiviteti do të duket më bukur se kurrë.

Lori Hoxha është mjaftuar me thjeshtësinë: xhinse, atlete, bluzë e bardhë dhe një ‘bomber’ i zi përsipër, për të treguar dhe një herë se mjafton kombinimi i duhur për të tërhequr gjithë vëmendjen e mundshme.

Fjoralba Ponari i ka dhënë një tjetër dukje këtij modeli, duke zgjedhur ‘outfit’-in klasik ‘kokë e këmbë me të zeza’. Flokët me onde dhe grimi natyral i moderatores është një sugjerim i mirë për të gjithë ju që preferoni një paraqitje plot feminitet.

Era Istrefi dhe Dhurata Dora kanë zgjedhur pantallonat me shtrat të lartë dhe bustet e prera, për një paraqitje disi më ekstravagante. Nuk kanë munguar as aksesorët si kombinim; Era ka zgjedhur një çantë mesi të zezë, ndërsa Dhurata e ka kombinuar ‘bomber’-in me një beretë.

Dafina Zeqiri ka shtuar një tjetër detaj, që do ta bënte ‘bomber’-in të dukej edhe më interesant. E kishit menduar ndonjëherë të lidhnit një rrip në mes, përsipër veshjes? Epo, Dafina e ka bërë dhe duket si gjithmonë plot stil.

Vajzat BOMB-er na japin leksione si të dukemi seksi edhe kur vishemi sport

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in