Urimin e Arbanës për datëlindjen e së ëmës do ta kuptojnë të gjitha vajzat që mamin e kanë shoqe të ngushtë


Dita e Shën Valentinit ka dy arsye për t’u festuar për Arbana Osmanin. Moderatorja ka ndarë disa foto të së ëmës, për t’i uruar datëlindjen.

“Gëzuar datëlindjen, Tuta ime e bukur”, ka shkruar fillimisht moderatorja, për të vazhduar më pas me përshkrime plot humor, tipike kjo e rasteve kur mamaja është njëkohësisht shoqja e ngushtë e së bijës. “Sjell kaq shumë lumturi, edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend”, ka vijuar Arbana.

“Shpresoj që një ditë, Joni të më dojë mua sa gjysmën e dashurisë që unë ndjej për ty”, kanë qenë këto fjalët që moderatorja i ka dedikuar të ëmës në ditën e saj speciale. Arbana ka ndarë edhe disa momente ‘funny’, për të nxjerrë edhe më shumë në pah marrëdhënien e ngushtë mes saj dhe mamasë.

Komentuesit shpesh kanë vënë në dukje se mes Arbanës dhe së ëmës ngjashmëria është shumë e madhe, çka vërtetohet edhe më shumë nga fotot që moderatorja publikon herë pas here. Një mënyrë e veçantë kjo e Arbanës për të uruar datëlindjen. /News31.al

Urimin e Arbanës për datëlindjen e së ëmës do ta kuptojnë të gjitha vajzat që mamin e kanë shoqe të ngushtë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format