“Në një ditë si kjo lindi një djalë me yll në ballë”, urimi i Vesa Lumës për datëlindjen e Big Bastas është ndër më romantikët


Dedikimet e Vesa Lumës për Big Bastan (dhe e anasjellta) për ditët më të rëndësishme të familjes janë ndër postimet më romantike që gjen mes personazhesh shqiptarë.

Me Liamin në krye, familja shfaqet gjithmonë më e lumtur se kurrë, ndërsa sot ata festojnë datëlindjen e reperit. “Në një ditë si kjo, lindi një djalë me yll në ballë, që u rrit me këmbë në tokë, por me mendje vizionare dhe i sigurt për të ardhmen e tij e të familjes së vogël por me botë shumë të madhe që tashmë e kemi krijuar bashkë!”, e ka nisur kështu urimin e saj Vesa.

Duke theksuar se sa me fat ndihen ajo dhe Liam që çdo ditë të jetës kanë në krahë Big Bastan, Vesa ka përfunduar: “Të duam shumë! Na u bëfsh 100 pak a shumë!” Këto fjalë plot ndjenjë nuk mund të mos shoqëroheshin me një foto të çiftit, ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin. Duke marrë parasysh gjithë dashurinë që i falin, edhe Big Basta ndihet njësoj me fat për Vesën dhe Liamin.

Redaksia e “News31” i uron reperit GËZUAR DATËLINDJEN! /News31.al


“Në një ditë si kjo lindi një djalë me yll në ballë”, urimi i Vesa Lumës për datëlindjen e Big Bastas është ndër më romantikët

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in