UEFA trondit Manchester City-n, jashtë Champions League për dy sezone


UEFA ka tronditur botën e futbollit me vendimim e fundit të saj, teksa ka zyrtarizuar dënimin për klubin kampion të Anglisë.

Manchester City dënohet me lënien jashtë Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet, për dy sezone dhe me 30 milionë euro gjobë.

Qeveria e futbollit e ka marrë këtë vendim pas hetimit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB), të cilët kanë gjetur probleme në raportet financiare të klubit anglez.

Njoftimi zyrtar i UEFA-s thotë:

Trupi i Kontrollit Financiar, i udhëhequr nga Hoze da Kunja Rodrigez, ka njoftuar ditën e sotme Mançester City-n me vendimin përfundimtar për rastin në të cilin ai ishte bërë pjesë e hetimit të CFBC. 

Siti ka thyer rregulloren e Licensimit të UEFA-s dhe të Fair Play-t Financiar duke mbingarkuar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe duke ndryshuar raportet që ka sjellë në UEFA ndërmjet vitete 2012-2016. Gjithashtu klubi nuk ka bashkëvepruar me hetuesit. 

Ndaj Mançester city përjashtohet nga veprimtaritë e UEFA-s për dy edicionet e ardhshme (2020/21 dhe 2021/22) si dhe gjobitet me 30 milionë euro. Ankimimi i vendimit bëhet në KAS-in e Lozanës”

Manchester City, ekipi kampion në fuqi i Premier League dhe një nga pretendentët kryesorë të këtij viti për të triumfuar pikërisht në Champions League, ka njoftuar se do ta shfrtytëzojë të drejtën për ankimimin e vendimit në KAS. /News31.al

UEFA trondit Manchester City-n, jashtë Champions League për dy sezone

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format