UEFA nuk i njeh tamponët shqiptarë, skuadra do të testohet edhe një herë përpara ndeshjes


Skuadrat e futbollit në Ballkan do t’i kryejnë testimet e Covid-19 në një laborator në Shkup. Ky është vendimi i fundit i UEFA-s, ndërsa lajmin e ka bërë me dije kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi.

“Sa i përket testeve, ato janë të obliguara dhe sigurisht se tashmë klubet e kanë të njohur formën dhe rrugën e UEFA’s. UEFA ka kontraktuar një laborator gjerman Synlab, i cili është i shpërndarë me nënkontraktor në gjithë Evropën. Për ne në Ballkan selinë e ka në Maqedoni, në Kosovë nuk ka. Të gjitha klubet nga Kosova që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në ndeshjet ndërkombëtare do të jenë të obliguara që testet t’i bëjnë atje”, u shpreh Ademi për ‘Gazeta Olle’.

Ai ka theksuar se UEFA nuk pranon teste të tjera, përpos atyre të kryera në laboratorin e autorizuar nga vetë ata. Sipas tij, ndonëse IKSHPK-ja e ka marrë përsipër testimin e futbollistëve, UEFA duket e vendosur lidhur me këtë hap të ndërmarrë. Kështu, skuadrat që do të përfaqësohen në Kupat e Europës janë lidhur drejtpërdrejt me Synlab, për t’i dorëzuar rezultatet e testeve selisë evropiane të futbollit. Me pak fjalë, skuadrat shqiptare do të testohen edhe një herë përpara ndeshjes. /News31.al

Burimi: Gazeta Olle


UEFA nuk i njeh tamponët shqiptarë, skuadra do të testohet edhe një herë përpara ndeshjes

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in