U tha se do të merrte 180 mijë euro për performancën e inaugurimit të stadiumit, reagon Ardit Gjebrea


Ditën e djeshme, ‘Syri.net’ publikoi një lajm lidhur me shumën që do të paguhej Ardit Gjebrea për këngët e inaugurimit të stadiumit “Air Albania”. Sipas tyre, shifra ishte plot 180 mijë euro për një performancë që do të zgjaste as më shumë e as më pak se 8 minuta.

“Çmenduri”, e ka cilësuar që në titull ‘Syri.net’, ndërsa Gjebrea nuk ka pritur më gjatë për të reaguar. Duke e publikuar lajmin në profilin e tij, Arditi shkruan: “Hajde hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që, për fat të keq, nuk ndodhin…” Me këtë, Gjebrea ka sqaruar një herë e mirë se ky është vetëm një thashethem i pabazë.

Data 17 nëntor do të sjellë eventin e përurimit të “Air Albania”, pak para ndeshjes Shqipëri – Francë, e para që do të luhet në stadiumin e ri. /News31.al

U tha se do të merrte 180 mijë euro për performancën e inaugurimit të stadiumit, reagon Ardit Gjebrea

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format