Donald Trump: “Edhe nëse ndodh një valë e dytë e Covid-19, SHBA nuk do të mbyllet më”


Presidenti i SHBA Donald Trump vazhdon të këmbëngulë në planin e tij të rihapjes së vendit. Ai i ka bërë sërish thirrje shteteve që të rihapin bizneset, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj Covid-19.

Deklaratën Trump e bëri teksa vizitonte të enjten një fabrikë të prodhimit të automjeteve në Michigan. Gjatë kësaj periudhe, fabrika është përdorur për prodhimin e respiratorëve për pacientët e prekur nga koronavirusi. Në fakt të 50 shtetet kanë njoftuar plane për rihapjen, të paktën gradualisht. Kjo pasi karantina dhe mbyllja e amerikanëve në shtëpi dhe e bizneseve, kanë dëmtuar rëndë ekonominë amerikane.
Presidenti theksoi se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit, ashtu si ekspertët paralajmërojnë, “SHBA nuk do të mbyllet”. Gjatë fjalimit, Trump tha se “një bllokim i përhershëm nuk është strategji për një vend të shëndetshëm”. Shtetet e Bashkaura janë gati për një rikthim të fuqishëm siguroi Presidenti.

Kujtojmë se gjatë 9 javëve të fundit, 38.6 milionë amerikanë aplikuan për të përfituar pagesën e papunësisë. Ndërkohë sot në Amerikë regjistrohen mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë viktima.

/News31.al

Burimi: VOA


Donald Trump: “Edhe nëse ndodh një valë e dytë e Covid-19, SHBA nuk do të mbyllet më”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in