Trump merr vendimin për TikTok-un: “Do ta ndalojmë në SHBA”


Presidenti Donald Trump, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do ta ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA, duke refuzuar edhe një propozim të Microsoft për ta blerë aplikacionin nga kompania kineze që e zotëron.

Sa i përket TikTok, do e ndalojmë në SHBA”- ju drejtua Trump gazetarëve, duke bërë me dije se e ka autoritetin për të dhënë urdhërin ekzekutiv për mbylljen e app-it.

Ekspertët që po punonin me Presidentin në lidhje me këtë çështje prisnin që ai të nënshkruante një urdhër, i cili do të detyronte “ByteDance”, kompaninë kineze që ka platformën sociale, t’ja shiste atë një kompanie amerikane. Qeveria e SHBA është duke bërë një hetim për të përcaktuar nëse TikTok paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Nisur nga kjo, vetë kompania “ByteDance” pritet që të bëj lëvizje në strukturën e saj dhe po sheh mundësinë që një pjesë të madhe të aksioneve të TikTok t’ja shesë një kompanie amerikane, në mënyrë që të mos kenë probleme të tilla. Microsoft ishte kompania më e interesuar për këtë, por si duket Trump nuk i ka pëlqyr kjo zgjidhje dhe ka vendosur që ta ndalojë përdorimin e platofrmës.

TikTok ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në vitin 2020, duke u bërë e para platformë kineze që njeh një shpërthim të tillë në vendet perëndimore. Vetëm në 3 muajt e parë të vitit, aplikacioni u shkarkua 315 milionë herë, më shumë se çdo aplikacion tjetër në histori. Kritikët e TikTok, mes tyre edhe qeveria amerikane dhe ekspertët pas tyre, mendojnë se app-i mbledh të dhënat e përdoruesëve dhe ja dërgon qeverisë kineze.

“ByteDance” i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar disa herë se këto të dhëna ruhen në server-a jashtë Kinës dhe nuk do t’i çojnë atje edhe nëse qeveria i kërkon. Shumë ekspertë të tjerë shprehen se rreziku nga kjo platformë është më shumë teorik sepse nuk ka prova që TikTok ndihmon vërtetë agjensitë dhe qeverinë kineze me të dhëna.

/News31.al

Burimi: CNN


Trump merr vendimin për TikTok-un: “Do ta ndalojmë në SHBA”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in