Trondit nëna e vajzës së dhunuar seksualisht nga babai, telefonon Fiks Fare-n: Bëni çtë doni me vajzën, na ktheni florinjtë që ka


Pasi një vajzë 18 vjeçare denoncoi babain e saj në emisionin Fiks Fare pasi ky i fundit vazhdimisht e dhunonte seksualisht, policia e ka arrestuar babain “monstër” (siç e quajnë vazhdimisht mediat dhe njerëzit në rrjete sociale) por më e dhimbshme është që nëna e vajzës nuk është aspak duke e mbështetur.

Për të mirën e saj, stafi i Fiks Fare janë duke u munduar t’i sigurojnë një tjetër jetesë vajzës larg tragjedisë që ka përjtuar ndërkohë sipas Top Channel, në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe duke mohuar viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ndiqeni të plotë situatën më poshtë në videon e emisionit:

 


Trondit nëna e vajzës së dhunuar seksualisht nga babai, telefonon Fiks Fare-n: Bëni çtë doni me vajzën, na ktheni florinjtë që ka

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format