Një javë pas nisjes së punës, transporti publik do të mbyllet sërish ditën e hënë


Një javë pas hapjes, shërbimi i transportit urban pritet të mbyllet sërish. Dita e hënë mund ta gjejë kryeqytetin sërish pa autobuza.

Pritet që ky vendim të komunikohet edhe nga Unioni i Transportit Publik. Lajmi është bërë i ditur nga ‘dosja.al‘, ndërsa mësohet se shkak për këtë vendimarrje është bërë lëvizja e mjeteve të transportit urban me 30% të kapaciteteve. Masat e marra kundër Covid kanë bërë që kompanitë në fjalë të pësojnë humbje të mëdha.

Operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, që nuk kompesohen nga udhëtarët. Autobuzët lëvizin thuajse bosh, ndaj kompanitë e transportit publik nuk mund ta përballojnë më tej qarkullimin në rrugë. Linjat urbane nuk e kanë vazhduar aktivitetin që prej muajit mars, në kuadër të masave të pandemisë.

Shoqatat e transportit dorëzuan disa kërkesa për masa lehtësuese nga qeveria dhe subvencione, duke deklaruar se nuk mund të rinisnin punën pa plotësimin e kushteve. /News31.al


Një javë pas nisjes së punës, transporti publik do të mbyllet sërish ditën e hënë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in