A transmetohet virusi nëpërmjet ushqyerjes me gji? ISHP jep njoftimin për nënat e reja


Pandemia e COVID-19 na ka bërë të përshtatemi me një normalitet të ri. Tashmë çdokush duhet të jetë i kujdesshëm dhe të zbatojë të gjithë masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Një ndër pikëpyetjet për mënyrat e transmetimit ka qenë ajo për ushqyerjen me gji.

Insituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka dhënë ditën e sotme një informacion për nënat e reja që janë të infektuara me virus. Ai ka sqaruar se studimet e deritanishme nuk konfirmojnë transmetimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit.

“Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme. Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi. Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji. Ato duhet:

  • Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
  • Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
  • Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
  • Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.”

/News31.al


A transmetohet virusi nëpërmjet ushqyerjes me gji? ISHP jep njoftimin për nënat e reja

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in