“Time Capsule”, koncerti i vitit! Çfarë ndodhi dje në shesh dhe sekretet që Capital T rrëfeu teksa bënte ëndrrën realitet


Mbrëmjen e djeshme, një koncert krejtësisht ndryshe nga sa kemi parë deri më sot, ndezi atmosferën në sheshin Nënë Tereza. Capital T u ngjit në skenë dhe solli për të gjithë shqiptarët një mega-koncert të një niveli të paarritur më parë dhe bëri realitet ëndrrën e tij të madhe për një udhëtim në kohë.

E sigurisht për shkak se ishte një udhëtim në kohë, koncerti nisi me fotografitë e fëmijërisë së këngëtarit gjë që bëri që gjithçka të niste plot me emocione.

 

Këngëtari u shoqërua nga Ylli Limani i cili bëri edhe hapjen e koncertit,  Alban Skënderaj për këngën “Ëndërr” në bashkëpunim me Capital T e cila ka 6 vite që është publikuar, ndërkohë që në skenë u ngjit edhe Majk për këngën “Pasha jetën”, bashkëpunim i realizuar një vit më parë.

 

Capital T për dy orë rresht nuk ka pushuar së kënduari LIVE duke bërë kështu diferencën me çdo koncert tjetër realizuar në Shqipëri, duke arritur nivelin e koncerteve botërore.

 

View this post on Instagram

 

He’s the HITMAN… he’s making history ❤ #timecapsule @truekapo WE LOVE YOU KAPOOOOOOOO 😍

A post shared by NEWS31.Al (@news31.al) on

Por cilat janë disa nga “sekretet” që Capital T zbuloi mbrëmjen e djeshme për fansat që ishin në koncert?

1-Pasi performoi sëbashku me reperin Majk këngën “Pasha jetën”, Capital u shpreh: “Tani shihemi në studio vëlla”, duke na lënë kështu të kuptojmë që djemtë po përgatisin një këngë të re për publikun. Mezi presim!!

2-Gjatë koncertit Capital T i surprizoi të gjithë me momente nga dokumentari i jetës së tij “Time Capsule”, duke treguar kështu një pjesë të asaj që do të vijë vitin e ardhshëm. Ai do të përmbledhë çdo moment të karrierës së tij, video të papublikuara më parë, rrëfime në një produkt final.

3-Capital T sfidoi veten pasi teksa këndonte LIVE, ai u përfshi plotësisht në koreografitë e balerinëve, duke treguar kështu një tjetër sekret për talentet e tij.

4-Në pauzat mes këngëve, Capital T e bëri atmosferën edhe më shumë personale pasi për çdo këngë që do të vinte ai kishte një rrëfim specifik e të pathënë më parë për të bërë.

5. Capital tregoi para të gjithëve se në fakt “Time Capsule” i dedikohej familjes së tij, personave që kanë punuar për këtë projekt madhështor dhe sigurisht fansave që e kanë mbështetur dhe dashur që nga fillimi.

 

View this post on Instagram

 

Çfare magjie!!! @truekapo #Timecapsule

A post shared by NEWS31.Al (@news31.al) on

Por përveç magjisë që dhuroi Capital T, çfarë solli stafi i “Time Capsule” që nuk e kishim parë asnjëherë me parë në vendin tonë?

1- Të gjithë të ftuarit u pajisën me byrzylykë të bardhë, të cilët lidheshin dhe ndryshonin ngjyrë në varësi të këngës që po performohej. Kjo e rriti energjinë e mirë dhe madje I bëri fansat të ndihen të përfshirë.

2- Organizatorët bënë një menaxhim të shkëlqyer të audiencës nëpërmjet biletave të shumëllojshme duke bërë që sipas preferencave të gjithësecilit, “Time Capsule” të shijohej jo vetëm si një koncert por si një eksperiencë ndryshe, sidomos personat që kishin përzgjedhur kategorinë e biletave VIP. Kjo bëri që të mos kishte fare ngatërresa.

3- Skena gjigante nuk ishte realizuar kurrë më pare në të tillë formë. Për të përmendur janë edhe elementët e teknikës, fonisë dhe projektorëve apo LED-eve të cilat erdhën për herë të parë në përmasa të tilla në vendin tonë.

4- Koreografia ishte një element i jashtëzakonshëm, pasi balerinët shoqëronin me një energji shpëthyese çdo këngë duke u bërë njësh me publikun, madje realizuan edhe akrobacira. Gjatë performancave,  trupa ndërronte veshje herë pas here për t’ju përshtatur temës së këngës.

5- Cdo moment i performancës ishte LIVE. Kjo u ndihmua edhe nga orkestra e koncertit e cila ishte mix me shqiptarë, kosovarë por dhe të huaj çka bëri dhurimin e një magjie në energjinë e “live”-it, që padyshim ishte një ndër elementet kyçe të këtij koncerti.

6- Nëse fansat dëshironin të merrnin dicka për të pirë, kjo bëhej lehtësisht dhe pa pasur nevojë për të shkaktuar radhë ose trazira.

7- Energjia e mirë e Capital-T, u mbështet nga stafi i cili menaxhonte shumë mirë mënyrën si këngët vinin natyrshëm pa pasur nevojën për të pasur pauza të gjata.

8- Në një pjesë të mirë të pikave kulminante të koncertit, performance e Capital T u shoqërua me një spektakël fishekzjarresh që i dha dozën e duhur një koncerti me nivel botëror.

Capital T dhe kompania e krijimit/menaxhimit të këtij eventi, Connext e arritën qëllimin final: Time Capsule është padyshim nisja e një tjetër rruge të të bërit koncert në Shqipëri. Një standard i ri, sapo u vendos. /News31.al/

 

View this post on Instagram

 

WOOOOOOWWWWWWWW!!!!! @truekapo cfare energjie!!!!

A post shared by NEWS31.Al (@news31.al) on

“Time Capsule”, koncerti i vitit! Çfarë ndodhi dje në shesh dhe sekretet që Capital T rrëfeu teksa bënte ëndrrën realitet

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format