Ç’po ndodh në Mesdhe? Greqia sulmon dhe fundos anijen civile turke, shtohen tensionet mes vendeve


Mediat turke raportojnë se Greqia hapi zjarr orët e fundit ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut. Të paktën ky ishte njoftimi që bëri Komanda e Rojës Bregdetare Turke. Një shtetas sirian dhe dy shtetas turq janë plagosur, ndërsa mjeti lundrues privat u zhyt në ujë. Sulmi ndodhi në ujërat greke pranë provincës turke Mugla. Një skuadër emergjence mbërriti në vendgjarje me 4 mjete dhe një  njësi zhytëse, ndërsa të plagosurit u çuan në spitalin shtetëror.

Ndërkohë sipas mediave greke mjeti i dyshimtë u sinjalizua të ndalonte, por drejtuesi i tij bëri manovra të rrezikshme dhe u qëllua për ta neutralizuar.

Tensionet në rajon janë në rritje për shkak të aktiviteteve të eksplorimit dhe nxjerrjes së hidrokarbureve në Mesdhe. “CNN”grek, duke ju referuar burimeve nga Narinetraffic.com, thotë se anija turke e kërkimeve detare “Oruc Reis”, e cila është kthyer në objekt të përplasjeve mes shteteve, tashmë ka ndërruar kurs dhe ka bëri një kthim. Megjithatë për momentin është e paqartë se për ku është drejtuar.

Aktualisht forcat e armatosura greke janë duke ndjekur çdo lëvizje të Ankarasë zyrtare dhe janë në gjendje alarmi. Greqia thotë se Turqia po mundohet të nxisë artificialisht konfliktin.

Ndërkohë në një postim në Twitter ditën e sotme, ministri turk i Mbrojtjes shkruante: “Të frymëzuar nga historia jonë e lavdishme, nga dashuria dhe besimi për vendin, jemi të vendosur dhe të gatshëm të mbrojmë të gjitha të drejtat dhe interest e “Shtëpisë sonë të kaltër”.

News31.al

 


Ç’po ndodh në Mesdhe? Greqia sulmon dhe fundos anijen civile turke, shtohen tensionet mes vendeve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in