Nga Chiara Ferragni tek të famshmet shqiptare, tendencën e fundit të flokëve duhet ta provoni patjetër këtë sezon


Në disa nga fotot e Chiara Ferragni-t në shkurt të këtij viti, ndjekësit kuptuan se blogerja risolli në vëmendje modelin e preferuar të flokëve të fëmijërisë. Të gjitha vajzat e kanë provuar të paktën një herë stilimin me kapëse me ngjyra në formë kurore, të rreshtuara si gërsheta apo shirita të hollë.

Një tendencë të tillë e kanë provuar edhe disa nga vajzat shqiptare, duke na propozuar kështu një tjetër ide për sezonin e verës. Elvana Gjata ka eksperimentuar me bishtaleca të vegjël, duke i dhuruar një frymë fëminore pamjes. Kombinuar me syze dielli rozë, Elvana ka bërë diferencën edhe këtë herë.

Nevina Shtylla zgjodhi një tjetër model në daljen e fundit tek “E Diell”. Moderatorja preferoi gërshetat, të cilat theksonin edhe më shumë tiparet e fytyrës. Katër gërsheta të modeluar në pjesën e përparme të flokëve kanë mjaftuar për një pamje sa të thjeshtë, aq edhe estetike për Nevinën.

Modele të tilla, jo vetëm që nuk janë të vështira për tu realizuar, por njëkohësisht shërbejnë si zgjidhje për tu dukur ndryshe. Në përditshmëri, festë apo takim me miqtë, stilime të kësaj natyre do të bëjnë të dukeni shumë “in” këtë sezon. /News31.al


Nga Chiara Ferragni tek të famshmet shqiptare, tendencën e fundit të flokëve duhet ta provoni patjetër këtë sezon

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in