Temperaturat në Antarktidë thyejnë rekord, nuk kanë qenë kurrë kaq të larta!


Në Antarktidë temperaturat kanë kaluar 20 gradët, për herë të parë në histori, duke bërë që të shtohet frika për perballjen me një klimë të paqëndrueshme në “depon” e akullit të planetit tonë.

20.75 gradë celcius është temperatura ekzakte e matur në Ishullin Seymor, nga një grup shkencëtarësh brazilianë, gati nje gradë më shumë se rekordi i mëparshëm prej 19.8 gradë celcius, në janar të 1982, e matur në Ishullin Signy.

Në fakt kjo ndiqet nga një rekord tjetër, e vendosur në 6 shkurt, ku matjet e një grupi shkencëtarësh argjentinas panë se për herë të parë në histori, temperaturat kishin arritur ne 18.3 gradë celcius. Po flasim për temperaturën e të gjithë kontinentit të Antarktidës.

Këto matje duhet ende të konfirmohen zyrtarisht nga “Organizata Botërore e Meterologjisë”, megjithatë ndjekin trendin rritës të viteve të fundit, ku peninsula e Antarkditës dhe e gjiths zona përreth saj është 3 gradë më e ngrohtë se ç’ka qenë në kohën para industriale. Për shkencëtarët dhe ekspertët e fushës, kjo rritje dhe rekordi i ri i vendosur janë fenomene jo normale, madje të jashtëzakonshme.

Carlos Schaefer, kërkues pranë një ekipi brazilian që mbikqyr zonat e Antarktidës, ku u shënua dhe temperatura e lartë, shprehet se pavarësisht trendit rritës të këtyre kohëve, kjo që po ndodh në ishujt e kontinentit të akullt është diçka që nuk është parë kurrë më parë. Shkaku pse ka ndodhur, sipas Schaefer, është një ndërlidhje e ndryshimeve të atmosferës, të oqeanave dhe atyre klimaterike, të shkaktuara nga dora e njeriut.

Situata është duke u monitoruar dhe shqetësimi më i madh që kanë shkencëtarët lidhet me shkrirjen e shpejtë të akullit, që nëse temperaturat vazhdojnë të rriten, mund të çojnë dhe më rritjen e nivelit të detit. Më saktësisht, mund të sjellin një rritje prej 50-60 cm, deri më fund të dekadës. /News31.al

Burimi:The Guardian

 

 


Temperaturat në Antarktidë thyejnë rekord, nuk kanë qenë kurrë kaq të larta!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format