Të mësosh dhe të bësh njëkohësisht bamirësi: Çfarë duhet të dimë për “Masterclass”-in e makeup-it të datës 7 dhjetor në Tiranë


Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, secili po mundohet të gjendet pranë të dëmtuarve me diçka. Make up artisja e njohur Merita Merja pas 15 vitesh përvojë dhe formim në shkollat dhe mjeshtrit më të famshëm në botë, ka vendosur që me datë 7 dhjetor ora 13.30 të mbajë Masterclassin e saj të parë në Shqipëri në Plaza Hotel dhe të gjitha të ardhurat ti dërgojë për të prekurit nga tërmeti.

Prej vitesh ajo ndjek leksione dhe bashkëpunon me artistët më të njohur të make up në botë dhe këtë përvojë do ta ndajë të shtunën me talente shqiptare që duan të marrin informacion mbi trendet më të reja.
Merita tashmë jeton mes Tiranës, Kosovës dhe Dubait ku është e kërkuar nga femrat, modelet dhe revistat për editoriale të ndryshme apo ceremoni të rëndësishme të tyre.

Ajo është make up artiste e besuar e shumë personazheve shqiptare si Albërie Hadërgjonaj, Era Rusi, Oriola Marashi, Kejvina Kthjella, Roza Lati, Inis Gjoni, Soni Malaj e shumë të tjera.
Masterclass Merita në Hotel Plaza do jetë një event bukurie madhështor që do mbledhë bashkë të gjithë njerëzit e biznesit të bukurisë./News31.al

Të mësosh dhe të bësh njëkohësisht bamirësi: Çfarë duhet të dimë për “Masterclass”-in e makeup-it të datës 7 dhjetor në Tiranë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format