“Të bukur dhe të mallkuar” Libri që duhet të bëjmë pjesë të bibliotekës për të nisur siç duhet vjeshtën


Vjeshta është stina perfekte për t’u qetësuar në shtëpi duke lexuar një roman.

E pikërisht romani që i duhet bërë pjesë bibliotekës tonë këtë periudhë është “Të bukur dhe të mallkuar” i Fitzgerald-it, autorit të “Getsbit të madh”.

Ky është romani i tij i dytë, i përqendruar në frymën e Epokës së Jazz-it. Një nga romanet e tij më të bukur dhe më frymëzues, bazuar në marrëdhënien me të shoqen Zeldën.

Romani i sjellë në shqip nga Shtëpia botuese “Pegi” ka në vëmendje dy të rinj të cilët fillojnë një lidhje dhe, pas një fillimi disi të dhimbshëm në dukje, martohen, të bindur që e kanë gjithë botën në dorë. Në pritje të një trashëgimie të madhe të lënë nga gjyshi i Antonit, ata jetojnë përtej caqeve të tyre ekonomike. Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari.

“Të bukur e të mallkuar” është një satirë e moralit amerikan të fillim shekullit XX, gjatë viteve të proibicionizmit, ku të rinjtë duhet të përballen me krizën e vlerave të epokës së paraluftës.

Për të zbuluar më tepër rreth historisë së të rinjve, librin “Të bukur e të mallkuar” e gjeni në libraritë e vendit./News31.al


“Të bukur dhe të mallkuar” Libri që duhet të bëjmë pjesë të bibliotekës për të nisur siç duhet vjeshtën

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format