“Kam fansat më të mirë”, Tayna zbulon se i vijnë plot dhurata në shtëpinë e prindërve


Tayna i është rikthyer koncerteve pas disa javësh ‘pushimi’ nga pandemia. Reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, pasi gjithmonë sigurohet të tregojë sa me dashuri ngjitet në skenë për fansat.

Sa për këta të fundit, mund të thuash me bindje se janë mbështetësit më të mëdhenj të Tayna-s. Por, duket se disa fansa nuk mjaftohen vetëm me mesazhet drejtuar këngëtares në rrjet. Çokollata, libra e parfume janë disa nga dhuratat që Tayna merr si dhurata nga ndjekësit e saj.

“Kam fansat më të mirë në botë! Më sjellin dhurata tek shtëpia e prindërve thuajse çdo ditë. Faleminderit Aurita! Të dua”, ka shkruar Tayna në foton e publikuar në rrjet. Duket se reperja emocionohet jo pak nga ky gjest i fansave të saj, e me të drejtë. Sa për projektet e reja të Tayna-s, jemi ende në pritje. /News31.al


“Kam fansat më të mirë”, Tayna zbulon se i vijnë plot dhurata në shtëpinë e prindërve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in