Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vogëlushit të tij


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Arbnora, ka sjellë në jetë një djalë që çifti i ka vendosur emrin Klevis.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me një foto të vogëlushit, shkruan: “Mirë se erdhe në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe Babi të duan pafundësisht. Klevis Xhaka”.

Kapiteni i ekipit zvicerian Basel, u martua me partneren e tij në muajin janar të këtij viti, disa muaj pas propozimit të famshëm për martesë, ku la që emocionet ta përfshinin më shumë se ç´duhet.

Me ardhjen në jetë të djalit, tani çiftit i ka mbetur vetëm një gjë për të bërë, një dasmë të vërtetë shqiptare. News31.al

Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vogëlushit të tij

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format