“Tallja me pedagogun maniak” Postimi i Ermal Mamaqit në Instagram që shkaktoi zhurmë në rrjet


Skandali seksual i pedagogut të Elbasanit i bërë publik ditë më parë në emisionin “Stop” vazhdon të jetë tema kryesore në mediat shqiptare.

Të ndryshme kanë qënë mendimet në lidhje me këtë skandal. Rasti i fundit është postimi i gazetarit Ermal Mulosmani i cili mendon se është studentja që tallet me pedagogun duke përdorur dobësinë që ka ai për të. Mulosmani e cilëson pedagogun si gjynahqar dhe nuk vë re asgjë që nuk shkon me sjelljen e tij pasi fajin e ka vajza.

Duket se të njëjtin mendim ndan dhe aktori Ermal Mamaqi. Ai ka ripostuar shkrimin e Mulosmanit në profilin e tij të Instagramit.

 

View this post on Instagram

 

Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh. Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të! Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë. Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të. Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej. Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Po ashtu dhe Eneda Tarifa e gazetarja Katerina Trungu bien dakort me postimin e Ermalit të cilin e kanë shprehur në komentet më poshtë.

Duket se skandali që bëri bujë në të gjithë vendin ka ndarë njerezit në dysh: në ata që mendojnë se pedagogu është fajtor dhe duhet të vuajë dënimin, dhe në ata që besojne se dhe studentja nuk është pa faj./News31.al


“Tallja me pedagogun maniak” Postimi i Ermal Mamaqit në Instagram që shkaktoi zhurmë në rrjet

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format