Studim: Çiftet që debatojnë së bashku jetojnë më gjatë


Zënkat nuk janë një gjë që njerëzit preferojnë, por ja që ndodhin për arsye të ndryshme.

Kjo ndodh edhe në çift, pasi gjithmonë do të ketë disa mosmarrëveshje që krijojnë një atmosferë të ngarkuar në shtëpi. Mirëpo grindjet familjare dhe ato në çift e kanë një anë pozitive.

“Bright Side” shkruan se konfliktet në familje nuk janë domosdoshmërisht të këqija për shëndetin tuaj. Ju ndoshta nuk e besoni këtë, pasi përjetoni ndjenja jo-aq-të këndshme, mërzitjeje dhe zhgënjimi pasi ziheni.  Ndonjëherë është e vështirë të marrësh frymë ose të qetësosh zemrën tënde gjatë një debati.

Megjithatë, një studim i ri pohon se konfliktet në familje mund të jenë çelësi për një jetë shumë më të gjatë.

Studiuesit thonë se nëse doni të jetoni një jetë më të gjatë, më të shëndetshme, duhet të grindeni me partnerin tuaj. Dhe kjo është mënyra e vetme për t’i bërë gjërat të funksionojnë.

Studimi u përqendrua në 192 çifte të martuara gjatë 32 viteve të fundit. Qëllimi i tij kryesor ishte të zbulonte nëse sjellja e partnerëve të tyre ndikoi në vdekshmërinë e tyre. Secili çift u pyet rreth konflikteve në jetën e tyre familjare dhe mënyrën se si zakonisht i menaxhonin.

Sipas rezultateve, një ndryshim më i madh në stilin e reagimit mes gruas dhe burrit lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes së hershme. Në një situatë ku njëri prej partnerëve tenton të mbajë zemërimin ndërsa tjetri e nxjerr atë, rreziku i vdekjes gati dyfishohet. Mënyra më e favorshme për të menaxhuar grindjet është të kemi një dialog të zjarrtë ku çdo partner flet për dhimbjet dhe dyshimet e tyre. Heshtja kurrë nuk ndihmon për të kapërcyer një problem.

E shprehura juaj është e vetmja mënyrë që partneri juaj të kuptojë se çfarë ju lëndon. Çiftet që janë në gjendje të përballen me përgjigjen dhe të argumentojnë do të kenë më pak zënka në të ardhmen dhe si pasojë do të kenë edhe shëndet më të mire./News31.al


Studim: Çiftet që debatojnë së bashku jetojnë më gjatë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format