Studim: Burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa të vdesin se ata që janë të martuar


Për të gjithë burrat të cilët divorcin e konsiderojnë “liri” atëherë hidhini një sy artikullit të mëposhtëm!

Prej shumë dekadash studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe për baballarët. Por nëse mendoni se janë gratë ato të cilat e përjetojnë më keq, atëherë gaboheni.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, statistikisht, niveli i burrave të divorcuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të divorcuara. Gjithashtu po këta burra, janë më të prirur ndaj sëmundjeve. Burrat e divorcuar kujdesen më pak për shëndetin, duke ulur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme e duke konsumuar më shumë lëndë të dëmshme, si duhani apo alkooli. Kanë më shumë gjasa të neglizhojnë vizitat te mjeku dhe të vdesin nga sëmundje që mund të kishin qenë të trajtueshme.

Këto përfundime janë shkruar në librin “Dying To Be Men”, nga Uill Kourenaj, i cili thotë se humbja e kontaktit me fëmijët dhe me partneren, pas divorcit, i shtyn burrat drejt depresionit vetëvrasës më fort sesa gratë.

Nga ana tjetër…

Burrat e martuar janë më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar se të divorcuarit. Kanë më shumë gjasa të kapin në kohë sëmundje që i shfaqin shenjat në trup e lëkurë, pasi ua shohin bashkëshortet ndryshimet dhe i detyrojnë të shkojnë te mjeku.

Sipas statistikave, burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa që të vdesin se brurat e martuar. Edhe pse martesa nuk është e përkryer dhe shpesh stresi në çift ndihmon sëmundje të tjera, si artriti apo kariet e dhëmbëve, në përgjithësi, të martuarit janë shumë më të shëndetshëm.

Kështu që burra: mendohuni dy herë para se t’i jepni fund lidhjes apo martesës… për të mirën tuaj e kemi!/News31


Studim: Burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa të vdesin se ata që janë të martuar

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format