Studim: Ata që flenë gjumë gjatë ditës kanë një shëndet më të mirë


Njerëzit që flenë shpesh gjatë ditës konsiderohen si “përtacë” por në fakt ata janë duke ‘investuar’ për një shëndet më të mirë.

Sipas një studimi, personat që marrin një sy gjumë gjatë pasdites kanë 50 për qind me pak shanse që të pësojnë ndonjë atak në zemër, krahasuar me ata që nuk flenë.

Shkencëtarët shpjegojnë se mungesa e gjumit rrit rrezikun për arteriosklerozën, e cila bën që arteriet e trupit të ngushtohen dhe të forcohen.

Në kuadër të këtij studimi, kërkuesit nga Universiteti i Lausanne në Zvicër monitoruan rreth 3,400  persona të moshës nga 35 deri në 75 vjeç për 5 vite rresht. Gjatë këtyre 5 viteve, ndodhën 155 raste të sulmeve në zemër ose hemorragjive në tru tek ata që nuk pushonin për të fjetur.

Jeni gati të flini gjithë ditën?/News31.al


Studim: Ata që flenë gjumë gjatë ditës kanë një shëndet më të mirë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format