Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, njihuni me faktet interesante në lidhje me të


Sot është Dita Ndërkombëtare e Nutella-s, një ushqim mjaft i preferuar sidomos për fëmijët, por edhe për të rriturit. Mëngjesi me Nutella është më i zakonshmi në të gjithë botën, me gjithë këshillat e vazhdueshme të specialistëve. Por a i dinit këto fakte për çokollatën e ëmbël në botë?

1-Produkti i quajtur Nutella, është krijuar nga një qytetar italian i quajtur Pietro Ferrero. Ajo u krijua në vitin 1940. Krijimi i Nutella’s u bë si alternativë e lirë e çokollatës gjatë Luftës së Dytë Botërore. E krijuar në kombinim me kakao dhe lajthi.

2-Produkti filloi të përhapej shumë shpejt saqë njerëzit filluan ta quanin “Superkrema”.

3-Emri Nutella, erdhi si rezultat i kombinimit të fjalëve angleze dhe latine, angleze :“nut” (arrë) – latine-“ella” (ëmbël).

4-Emri i Nutella’s u prezantua në vitin 1964. Për herë të parë u shit në Britaninë e Madhe.

5-Për shumë vite, Nutella u shërbye falas në dyqanet e Italisë.

6-Në vitin 2012, një propozim francez u bë për rritjen e taksave të vajit të palmës, një nga përbërësit kryesorë të Nutella’s.

7-Në fillim të vitit 2015, sipas statistikave një paketim i Nutella’s shitej çdo 2.5 sekonda në të gjithë botën.

8-Në vitin 2013, 5 ton Nutella u vodhën nga një depo në Gjermani dhe vlera e tyre arrinte deri në 16 mijë euro.

9-Mund të shëtisni të gjithë botën, vetëm me shitjet që janë bërë gjatë vitit 2013 të Nutella’s.

10-Nutella është krijuar nga kompania Ferrero, e cila drejtohet nga Michael Ferrero, djali i Pietro Ferrero’s. Pietro vdiq në shkurt të vitit 2015 dhe thuhej se ai ishte personi më i pasur në gjithë Italinë./news31/


Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, njihuni me faktet interesante në lidhje me të

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in