Skuadra e futbollit në Rumani solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, bëjnë gjestin e veçantë para ndeshjeve


Kanë qenë të shumta vendet që janë solidarizuar me Shqipërinë, pas tërmetit të fuqishëm me 26 nëntor që la disa viktima dhe qindra të plagosur.

Rumania jo vetëm që solli në kohë rekord ekipet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri, dërgoi tre herë ndihma, por edhe Liga Profesionist e Futbollit të këtij shteti i është bashkuar thirrjes së Ambasadës Shqiptare në këtë vend.

Ambasada jonë në Rumani ka publikuar një video, ku njofton se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.

Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada në Facebook.

Skuadra e futbollit në Rumani solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, bëjnë gjestin e veçantë para ndeshjeve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format