Skandali në Universitetin e Elbasanit, flet për herë të parë profesori: “Ishte i gjithi kurth!”


Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat ditën e djeshme, pedagogun e universitetiot të këtij qyteti Denis Himcin, pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje transmetuar nga emisioni “Stop”.

Pas arrestimit, bordi i Universitetit të Elbasanit ka lajmëruar shkarkimin e tij ndërkohë që opinioni publik ka qenë mëse i prekur nga situata, teksa kësaj teme iu dedikua dhe një emision i veçantë nga Blendi Fevziu në Opinion mbrëmjen e djeshme.

U prit me shumë kuriozitet edhe dëshmia e profesorit Himçi, e cila është siguruar pjesërisht nga “FaxNews” dhe vijon si më poshtë:

“Ky ka qenë i gjithi një kurth. Studentja në fjalë është regjistruar në shkollë në vitin 2017. Ajo frektuentoi vetëm semestrin e parë dhe hodhi katër provime. Më pas nuk ka ardhur më në shkollë.  Kur erdhi në muajin prill të vitit 2019, u takuam bashkë. Pavarësisht takimeve që ka pasur me mua ajo nuk është futur në asnjë provim. Ishte një kurth,”– mësohet të ketë thënë Himçi.

/News31.al


Skandali në Universitetin e Elbasanit, flet për herë të parë profesori: “Ishte i gjithi kurth!”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format