Sipas studiuesve: Nëse merrni qenin tuaj në zyrë reduktoni nivelin e stresit


Dihet se kafshët shtëpiake i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur. E vetmja kohë kur duhet të jenë larg kafshëve, është kur pronarët duhet të largohen nga shtëpia për në punë. Mirëpo, nga një studim i fundit që është bërë, është arritur në përfundimin se kafshët ndikojnë edhe në lumturinë e punonjësve të kompanive të ndryshme.

Bright Side na tregon pse duhet të merrni me vete mikun tuaj besnik në zyrë:

Ata ulin stresin

Kur shkruajmë për një mjedis stresues, me shumë ju shkon në mendje zyra ku punoni. Mirëpo, ky studim ka treguar se të kesh një qen në zyrë ul ndjeshëm nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Pavarësisht nëse qeni është i juaji, ose i gjithë stafit, efekti është i njëjtë.

Rrisin produktivitetin në punë

Edhe pse njerëzit mund të mendojnë ndryshe, këto shpërqëndrime të vogla përmirësojnë gjendjen tonë shpirtërore, duke na inkurajuar për të performuar sa më mirë në punë. Një pushim i vogël me qenin në punë, mund t’ju rrisë krijimtarinë dhe gjithashtu mund të përmirësojë shendetin e përgjithsshëm.

Jeni gati të merrni mikun tuaj me katër putra në zyrë?/News31.al

Sipas studiuesve: Nëse merrni qenin tuaj në zyrë reduktoni nivelin e stresit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in