Studimi i kryer së fundmi nga Universiteti i “Leeds” ka nxjerrë si perfundim që ndjekja e ndeshjeve të futbollit sjell një ndikim pozitiv në shëndetin tonë.
Për këtë studim u morën në analizë 25 fansa të ekipit të futbollit ‘Leeds United’, nga mosha 20-62 vjeçe.
Tifozët u monitoruan fizikisht dhe psikologjikisht përgjatë lojëve, duke iu matur rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe gjendjen emocionale. Pjesëmarrësit vendosën matës të rrahjeve të zemrës përgjatë lojës, ndersa shtypja e gjakut u mat në intervale të ndryshme kohore.
Sipas rezultateve rritjet e rrahjeve të zemrës gjatë lojës sjellin një stres pozitiv duke vërtetuar se shikimi i futbollit në të vërtetë është i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm.
Në fund u vu re se secili pjesëmarrës kishte një gjendje emocionale pozitive përgjatë 24 orëve pas fitores së ekipit të zemrës./Neës31.al