Sipas studimit: Fëmijët e nënave që punojnë, janë më të lumtur!


Nënat që punojnë janë të prirura të besojnë se nuk janë duke e kryer siç duhet rolin e mëmësisë dhe fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm dashuri, kujdes dhe vëmendje. E dimë që është e vështirë të balancosh edhe punën edhe familjen. Të jesh një grua në karrierë dhe një mama e përkushtuar duket e vështirë por nuk është e pamundur! Nëse jeni të shqetësuara se po lini pas dore fëmijët tuaj teksa punoni, pasi të lexoni këtë artikullin do të largoni çdo dyshim.

Shkenca ka një lajm të mirë për ju! Fëmijët e nënave që punojnë shumë janë po aq të lumtur sa edhe fëmijët, nënat e të cilëve qëndrojnë në shtëpi me orar të plotë. “Bright Side” ka analizuar nga afër një studim që dëshmon se si vajzat po ashtu edhe djemtë “përfitojnë” nga një mama e punësuar.

*Fëmijët e nënave që punojnë janë po aq të lumtur sa shokët e tyre*

Fëmija juaj dëshiron të luajë dhe t’ju përqafojë një minutë më shumë në mëngjes dhe ti e puth dhe largohesh për në punë. Faji, paragjykimi i njerëzve dhe dyshimi i aftësive prindërore janë gjërat që i mundojnë më së shumti nënat që punojnë.

Mirëpo studimi i kryer nga profesor Kathleen McGinn nga Shkolla e Biznesit në Harvard, tregon se të jesh një mama e punësuar nuk ndikon në lumturinë e fëmijëve. Si djemtë, ashtu edhe vajzat që kanë mama në karrierë apo në punë, shpesh përfitojnë më shumë nga kjo gjë.

Ky projekt kërkimor-shkencor që filloi në vitin 2015 kombinon të dhënat e disa studimeve ndërkombëtare që, në tërësi, hulumtojnë më shumë se 100,000 burra dhe gra në 29 vende. Rezultatet e sondazhit, tregojnë se fëmijët e nënave që punojnë janë më të mirë në disa aspekte, të cilat I gjeni më poshtë.

  • Vajzat e nënave të punësuara janë më të suksesshme në karrierën e tyre dhe tentojnë të marrin rroga më të larta.
  • Djemtë e rritur nga nëna që punojnë shpenzojnë më shumë kohë për t’u kujdesur për familjet e tyre.
  • Djemtë dhe vajzat, nënat e të cilëve kanë punuar kanë qëndrime barazie në familje dhe jetën shoqërore.

Nuk keni pse të stresoheni më. Nuk jeni duke vepruar aspak gabim! Të punosh apo të jesh një grua në karrierë nuk ju pengon aspak të jeni një mama “shembullore”.


Sipas studimit: Fëmijët e nënave që punojnë, janë më të lumtur!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format