Si t’i mbroni fëmijët kur përdorin internetin?


Pandemia e Covid-19 dhe mbyllja e shkollave ka qenë një prej shkaqeve kryesore që në 3 muajt e fundit, miliona fëmijë kanë kalua shumë më tepër kohë në internet. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka nxjerrë disa udhëzime të reja, sipas të cilave duhet të sigurohemi që përvoja e fëmijëve në internet të jetë mbi të gjitha arsimore, argëtuese dhe e sigurtë.

Këto udhëzime ofrojnë një plan për grupe specifike, nga prindërit, mësuesit e deri tek industria e fëmijëve, për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre nga krimi në internet dhe nga shfrytëzimi seksual.

Fëmijët tashmë janë në internet në një moshë gjithnjë e më të re dhe prindërit e tyre e kanë gjithmonë e më të vështirë për të mbikëqyrur hyrjen e tyre. Kjo pasi tani përdoren më së shumti smartphone-t personale, tabletat dhe laptopët.

Udhëzimet e reja të ITU ofrojnë informacion për mësuesit dhe prindërit për “firewalls” që mund të aktivizojnë, për materialet sa më të sigurta që i shfaqet fëmijëve të tyre dhe “filtrim” të informacionit. Gjithashtu se çfarë të bëjnë nëse fëmijët shikojnë gjëra në internet që  konsiderohen të pakëndshme dhe të deri tek të rrezikshme.

Ndërkohë japin udhëzime edhe për industritë që përdorin të dhënat e fëmijëve, për përfshirjen e të drejtave të tyre dhe mbrojtjen në të gjitha operacionet e kompanive.

Për më shumë klikoni këtu.

/News31.al


Si t’i mbroni fëmijët kur përdorin internetin?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in