Si t’i mbajmë fëmijët të angazhuar gjatë qendrimit 24 orë në shtëpi?


Është normale që gjatë këtyre ditëve të sillni në vëmendje me nota humori se ata të cilët po ju lodhin më shumë janë fëmijët. Gjatë rutinës së përditshme, shumica e prindërve janë të angazhuar në punë dhe të vegjëlit në kopësht apo shkollë.

Kështu, qendrimi në shtëpi i të gjithë familjes për 24 orë, çdo ditë të javës nuk është sfidë aspak e lehtë si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijët. Megjithatë, janë prindërit ata që duhet të ofrojnë një mjedis sa më pak stresues për të vegjëlit dhe jo e anasjellta. Mund të hasni vështirësi në gjetjen e aktiviteteve argëtuese brenda mureve të shtëpisë, ndërsa ditën e djeshme ne sugjeruam disa forma argëtimi në këtë aspekt (lexo këtu).

Është e vërtetë që lojërat nuk zgjasin gjithë ditën, por nga ana tjetër ato nuk janë as e vetmja mënyrë për t’i mbajtur të vegjëlit të angazhuar.

Lërini fëmijët të gatuajnë. Po, do të shkaktojnë rrëmujë kudo në kuzhinë. Po, do t’ju duhet të merreni me pastrimin e enëve, ndoshta dhe mureve përreth. Jo, nuk do të mundni të shijoni një vakt për të qenë. Por, mendoni se sa shumë kohë dispononi për t’u marrë me pastrim dhe shikoni anën pozitive: të paktën një orë në ditë, fëmijët do të merren me diçka ndryshe!

Nisni një projekt. Si do të mund ta hartonit bashkarisht një plan kërkimor, që natyrisht, i përshtatet më së miri moshës dhe preferencave të fëmijës suaj? Për shembull: nëse fëmija shfaq interes të veçantë për shkencën, sportin apo një tjetër fushë specifike, atëherë bashkë me ta mund të bëni kërkime dhe të realizoni një projekt me pikat kryesore që duhet t’i njohë kushdo që preferon fushën e caktuar. Ilustrimet, skicat dhe bojërat me ngjyra nuk duhet të mungojnë!

Pikturoni bashkë me ta. Ose, bëhumi kreativë dhe vendosni një detyrë: të vegjëlit të vizatojnë një nga pjesëtarët e familjes sipas konceptit të tyre. Pas kësaj, bashkëbisedoni me fëmijët dhe analizoni pse mamin, babin, motrën apo vëllain e kanë paraqitur pikërisht në atë mënyrë në fletën e bardhë.

Përfshijini fëmijët në punët e shtëpisë. Ndani detyrat, por mos lejoni t’ju shpëtojë një detaj: të ndani pastrimin në bazë të dhomave. “Pastro dhomën tënde”, nuk është frazë argëtuese. Nëse kërkoni që “kuzhinën ta pastrojmë bashkë, unë të merrem me pastrimin e enëve dhe ti me dyshemenë”, atëherë kjo do të bëjë që fëmija juaj të ndihet bashkëpunëtor në atë çka po bën, dhe jo të ndiejë peshë ‘dënimi’. /News31.al

Si t’i mbajmë fëmijët të angazhuar gjatë qendrimit 24 orë në shtëpi?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in