Si të përballemi me vetminë për një jetë më të pasur e më të plotë


Në një kohë kur jeta duket sikur rend me ritme të pakapshme, kur përditshmëria sillet rreth punës dhe ambienteve të ngarkuara me njerëz, nuk janë të paktë ata që i druhen vetmisë. Ajo që shpesh shihet si veprim antisocial është në fakt një ‘sfidë’ që duhet përballuar pa problem.

Sara Maitland vjen në shqip falë shtëpisë botuese “Pegi”, për të na udhëzuar drejt rrugëtimit tek vetja. “Si të përballemi me vetminë” vjen si një studim i autores angleze, e cila ka sjellë në vëmendje qendrimet e ndryshme të shoqërisë ndër breza, ashtu sikurse propozon eksperimente për të mposhtur frikën dhe ndjenjën e ankthit që shpesh përcjellë frika ndaj vetmisë. Përjetimi i situatave të tilla do të ndihmojë në përballjen me të qenurit vetëm, çka do të sjellë një jetë më të pasur e më të plotë.

Ky është vetëm një nga librat e serisë “Shkolla e jetës”, që përmban disa botime të ngjashme lidhur me tema e problematika të shoqërisë moderne:
• Si të përballemi me sprovat e jetës – Christopher Hamilton
• Si të përmirësojmë shëndetin emocional – Oliver James
• Si të përballemi me moshën – Anne Karpf (në vijim)�

Një seri nga shtëpia botuese “Pegi”, që vlen të bëhet pjesë e bibliotekës suaj. /News31.al


Si të përballemi me vetminë për një jetë më të pasur e më të plotë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in