Si të bësh një sipërmarrje të suksesshme në Shqipëri kur gjithçka ke është pasioni!


“Roma nuk u ndërtua në një ditë” – thotë një shprehje e famshme, çka na lë të kuptojmë qartazi se gjërat e mëdha nuk janë të lehta për tu arrirë. Mirëpo, historitë e suksesit në botë na kanë treguar se çelësi i sipërmarrjeve që qëndrojnë pas emrave dinjitozë si “Apple” apo “Microsoft” nuk ka qenë asnjëherë kapitali ekonomik, përkundrazi, gjithçka ka lindur nga një ide pasionante e disa personave që e dashurojnë inocavionin, të renë dhe të lënit gjurmë në shoqëri.

Nga ana tjetër, të pasurit një ide mund të jetë fillimi i një rruge të gjatë që nëse nuk menaxhohet siç duhet mund të të nxjerrë në udhë pa krye. Jo më kot, disa sipërmarrje përfundojnë ende pa nisur ndërkohë që të tjera veçse ecin me shpejtësinë e kohës që po jetojmë.

Sigurisht, nëse ju keni një ëndërr, një ide të mirë dhe nëse jeni të “çmendur” mjaftushëm sa për të punuar me gjithçka keni për ta bërë atë realitet, atëherë jemi këtu për t’ju thënë se: Po, ju mundeni! Po, edhe nëse jetoni në Shqipëri! Po, edhe pa pasur asnjë qindarkë mënjanë për ta nisur!

Një sipërmarrje e suksesshme shqiptare, që nisi thjesht si një ëndërr e pastër rinore por sot është rritur e maturuar për të qenë lider në tregun e pajisjeve elektronike, mban emrin “Electronic Line”.

Historia e suksesit të “Electronic Line” filloi në vitin 2001. Ishte koha kur dyqanet e elektronikes në Tiranë numëroheshin me gishtat e dorës dhe ku shërbimi që ofrohej ishte i dobët e ajo çka ëshhtë më e rëndësishmja, aspak profesional.

Pikërisht nga kjo mungesë e dukshme në treg dhe nga pasioni i madh për teknologjinë, djem të rinj 20 vjeçar, pa asnjë mundësi financiare projektuan “Electronic Line” me një besim të vetëm: Shqiptarët e meritonin një shërbim dinjitoz përsa i përket teknologjisë dhe kishte ardhur momenti që për çdo dëshirë apo problem lidhur me aparatet e tyre elektronike të kishin një derë për të trokitur. Vetëm me 200.000 lekë të marra borxh dhe me mbështetjen e pakushtëzuar të babait të tyre fizikant, këta djem ngritën laboratorin e parë professional të këtij lloji në vendin tonë.

Electronic Line” u themelua në 10 Prill të vitit 2001 duke u pozicionuar që në fillim si një lojtar i vogël por me ambicie të madhe. Formula ishte e thjeshtë: Pasion dhe cilësi, sasia nuk do ishte kurrë matës suksesi.

Në këtë mënyrë, “Electronic Line” bëri për vete ajkën e klientëve me të apasionuar pas elektronikës dhe të gjithë bashkë ndanë eksperienca, dije dhe informacion duke e kthyer kështu këtë sipërmarrje në një familje të të gjithë atyre që teknologjinë e kishin pjesë të zemrës.

Sot, “Electronic Line” është 18 vjeç. Zyrtarisht i maturuar! Me të njëjtin pasion që kur lindi, kjo sipërmjarrje sjell në Shqipëri ekskluzivisht risitë e markave me prestigjioze të elektronikës në botë, duke shtuar këtu gjithmonë kujdesin special të stafit kundrejt atyre që i besojnë blerjen e pajisjeve apo riparimin e tyre.

Ende pyesni veten se si të bësh një sipërmarrje të suksesshme në Shqipëri kur gjjithçka ke është pasioni? Mjafton ta doni vërtetë atë që do të bëni, të mos bëni kompromise për cilësinë dhe ta trajtoni këtë sipërmjarrje sikur ta keni “foshnjën” tuaj. Rriteni me dashuri, kujdes, profesionalizëm dhe gjithnjë “të etur” për ta bërë më të mirën në treg.

Njësoj si “Electronic Line” që lindi përpara 18 vitesh dhe sot është prova e gjallë se. Po!

Një ide e mirë, prodhon një sipërmarrje të suksesshme duke u kthyer në zgjedhjen e parë të shqiptarëve sa herë vjen fjala tek pajisjet elektronike apo risitë teknologjike.

 

 

Si të bësh një sipërmarrje të suksesshme në Shqipëri kur gjithçka ke është pasioni!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format