Si ta ndani sekretin nga privatësia? Ekspertët japin përgjigje për dilemën më të shpeshtë të çifteve


Një nga pengesat më të mëdha që hasin shpesh çiftet është privatësia. Sa i rëndësishëm është ky aspekt në një marrëdhënie të shëndetshme?

Si çdokush tjetër, duhet të mendoni që si ju, ashtu edhe partneri keni nevojë për privatësinë tuaj. Në mënyrë që ky raport të mbetet në kufijtë e korrektes, duhet të keni parasysh disa gjëra në veçanti. Më e rëndësishmja është kjo: të ruash sekret diçka nuk lidhet me hapësirën private që i ke krijuar vetes në një lidhje. Sekreti është i dëmshëm për marrëdhënie të kësaj natyre, pasi ekspertët e kanë konsideruar si një fshehje fakti me qëllim.

Ndërsa, dëshira për të patur privatësinë tuaj vjen natyrshëm. Ndoshta, shpesh mund të keni patur debate me partnerin lidhur me këtë pjesë. Nëse kërkoni apo ju kërkohen fjalëkalimet e rrjeteve sociale apo leximi i mesazheve që keni shkëmbyer me miqtë/familjarët, kjo vjen si pasojë e besimit, që në një fazë apo në një tjetër të marrëdhënies nis të zbehet ose të çalojë diku. Asgjë shqetësuese sipas ekspertëve, pasi kjo vjen edhe si dëshmi e kujdesit dhe interesit që ju keni ndaj partnerit ose e anasjellta.

Megjithatë, edhe në këtë pikë, gjithçka duhet të mbetet brenda limiteve, pa kaluar në fiksime apo trajta toksike të lidhjes. Studimet e shumta kanë treguar se herë pas here lind nevoja që të ruani privatësinë, sepse puna me veten sjell më shumë benefite në një lidhje, se sa ndarja e çdo informacioni me detaje me partnerin.

Kujtojini këto në zënkën e radhës. /News31.al

Si ta ndani sekretin nga privatësia? Ekspertët japin përgjigje për dilemën më të shpeshtë të çifteve

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in